“Futbolli luhet kudo në botë”, Neymar thumbon kampionatin francez: Në Arabi niveli është më i lartë

“Topi është kudo i rrumbullakët dhe futbolli luhet kudo në botë”. Në këtë mënyrë sulmuesi brazilian Neymar, me shumë thjeshtësi, shpjegon arsyen se përse vendosi të largohet nga PSG për të luajtur në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Hilal.

“Duke parë emrat e mëdhenj që ndodhen në këtë kampionat, me shumë gjasa kampionati i Arabisë Saudite është më i mirë se ai francez. Stërvitjet janë shumë intensive dhe unë këtu dua të fitoj tituj”, tha Neymar.

“Dua që me Al-Hilal të fitoj sa më shumë, ndaj dhe vendosa të transferohem këtu. Niveli është i lartë dhe diferenca ndihet me afrimet e reja”, – tha sulmuesi brazilian nga grumbullimi i kombëtares së vendit të tij.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×