Në Romë, tifozët shpresojnë që këtë vit dyshja Dybala-Lukaku të dërgojnë ekipin në një tjetër nivel, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë me kohë të plotë për të blinduar yllin e ekipit, Paulo Dybala. Sipas TuttoSport, në javët në vijim është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të klubit dhe agjentit të Dybala-s, Jorge Antun. Palët mund të gjejnë akordin për rinovimin e kontratës deri në 2026, me opsion rinovimi deri në 2027.

Roma kërkon të heq klauzolën e largimit prej 20 milionë euro për ekipet italiane dhe 12 për ekipet jashtë, synojnë të vendosin një klauzolë largimi të përbashkët prej 50 milionë euro.

Kyle Walker ishte një tjetër emër i nxehtë në këtë verë. Ndryshe nga se pritej, anësori anglez jo vetëm që nuk u largua, por firmosi një kontratë të re me Man.City deri në 2026: “Jam entuziast për kontratën time të re. E ardhmja ime është Man.City, për mua kjo është gjëja më e mirë”, u shpreh Kyle Walker.

Një tjetër objektiv i Bayern Munich këtë verë ishte edhe Joao Palhinha. Mesfushori portugez nuk arrti të transferohej në Gjermani në orët e fundit të merkatos, ndërsa tashmë ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Fulham deri në 2028: “Kohët e fundit janë thënë shumë gjëra në lidhje me të ardhmen time, por unë jam i fokusuar te Fulham, jam i lumtur këtu”, u shpreh Palhinha pasi hodhi firmën mbi kontratën e re.
()