Dalin pamjet nga dasma! Modelja e famshme dhe futbollisti shqiptar i japin fund beqarisë

dorina-podrimja-florent-hajdergjonaj10-500x281-1

Modelja e njohur kosovare, Dorina Podrimja dhe futbollisti Florent Hadërgjonaj i kanë dhënë fund beqarisë.

Çifti u fejuan në dhjetor të vitit të kaluar pasi modelja i tha “Po” propozimit për martesë të lojtarit. Dorina Podrimja dhe Florent Hadërgjonaj u bënë zyrtarisht burrë e grua një javë më parë. Ndërsa ditën e sotme kanë dalë pamjet nga dasma e tyre në Gjakovë.

dorina podrimja florent hajdergjonaj1

Videot dhe fotot nga ceremonia e martesës janë publikuar nga vetë modelja në rrjetin e saj sociale.

dorina podrimja florent hajdergjonaj2

Ajo shfaqet e lumtur krah futbollistit, ndërsa kishte zgjedhur për ditën e dasmës një vello të bardhë dhe një fustan ngjyrë blu. Gjithashtu bukuroshja kosovare u shfaq edhe me veshje popullore në ditën e bukur të jetës së saj.

dorina podrimja florent hajdergjonaj3

“Zyrtarisht Zoti dhe Zonja Hadergjonaj💍👰‍♀️”,- shkroi çifti në një postim në Instagram më 27 maj.

dorina podrimja florent hajdergjonaj4

Ndërsa në dhjetor njoftuan se ishin fejuar. Në foton e publikuar në atë periudhë shihet sportisti duke mbajtur dorën e modeles, ku në gishtin e saj vihet re unaza me të cilën ai i propozoi për martesë, ndërsa në sfond shkrimi klasik “Marry me (martohu me mua)”.

dorina podrimja florent hajdergjonaj5

dorina podrimja florent hajdergjonaj6

dorina podrimja florent hajdergjonaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×