
Ernest Muçi është faktor kyç te Legia e Varshavës. Menjëherë pas impenjimit me kombëtaren e Shqipërisë, sulmuesi i njohur është rikthyer në Poloni, për të dhënë kontributin e tij për skuadrën.
Sonte, në transfertën e Stadion Miejski Gliwicach (Gliwice), Muçi realizoi gol, duke barazuar shifrat ndaj Piast Gliëice, pasi këta të fundit morën kryesimin me Krykun.
Në edicionin e kaluar në Ekstraklasa, 22-vjeçari luajti 32 ndeshje me Legian, ku shënoi 5 gola dhe dhuroi 6 asiste. Ky është sezoni i tij i katërt me fanellën e kësaj skuadre.
()
and then