Beniada Nishani flet për herë të parë për ndarjen nga vëllai i Arbër Hajdarit

Beniada Nishani ka konfirmuar ndarjen nga vëllai i Arbër Hajdarit duke pranuar se është single.

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ajo u shpreh ka kaluar një verë me ulje dhe ngritje, por është e lumtur gjithsesi.

“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”-tha ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook