Shfaqja e banerit “Kosova është Serbi”, UEFA merr vendimin zyrtar për Rumaninë

UEFA ka marrë vendim sa i takon rastit të paprecedentë të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, të luajtur në Bukuresht, teksa u shpalos baneri “Kosova është Serbi”. Rumunët si duket ia kanë hedhur paq, pasi sipas vendimit të insititucionit më të madh futbollistik në Europë, e publikuar edhe nga Federata e Rumanisë, gjithçka do të kalojë me një  gjobë prej 51 mijë eurosh dhe një ndeshje si vendase pa shikues.

E thënë shkurtimisht, pa spektakorë do jetë ndeshja me Andorrën, e programuar me 15 tetor dhe që do mbahet në Stadionul Naţional (Bucharest).

Kujtojmë që gjatë gjithë takimit kualifikues të  luajtur për Euro 2024, tifozeria rumune nuk ndali për asnjë moment thirrjet kundër Kosovës. Vlen të theksojmë se Rumania është një nga shtetet që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. JS

()

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook