Destinacion për maturantët, “Luarasi” tejkalon pritshmëritë dhe befason me shifrat e regjistrimeve në fund të raundit të parë të regjistrimeve

TIRANE

Në fazën e parë të raundit të parë të regjistrimeve, shifrat e studentëve të cilët zgjodhën të studiojnë në programet e katërt fakulteteve në universitetin “Luarasi” kanë qenë befasuese, krahasuar me një vit më parë thotë Arsejda Gjyli, pedagoge, dhe përgjegjëse e zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Erasmus+.

Pedagogët e “Luarasit” u bëjnë thirrje maturantëve që në raundin e dytë, i cili hapet të premten të nxitojnë të regjistrohen pasi kuotat e lira janë drejt fundit.

Maturantet që kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues, e kanë parë me përparësi “Luarasin” për shkak të disa faktorëve kyç, si programet që ofrohen, pedagogët me grada shkencore, si dhe cilësia, që është dhe synimi kryesor i universitetit “Luarasi”.
Edhe këtë vit ne universitetin “Luarasi” ka prurje të maturanteve cilësorë e me mesatare të lartë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×