Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Selta Vigos, duke shkaktuar panik, teksa u dërgua me urgjencë në spital.
Futbollisti uruguaian pati një përplasje të fortë kokë më kokë me Gavi. Dukej se gjithçka ishte në rregull me të, teksa u ngrit menjëherë dhe pas disa metrave të përshkruara është rrëzuar në tokë pa ndjenja.
Hope it’s nothing too serious and a speedy recover for Araujo pic.twitter.com/iW8RjsSo6k
— Rodrygo the GOAT (@drilleh) May 10, 2022
Fillimisht gjendja dukej shumë e rëndë dhe lojtarët e tjerë ishin të frikësuar për kalimin e gjuhës te Araujo. Në fund ambulanca ka ndërhyrë për këtë dëmtim të rëndë duke e transferuar lojtarin menjëherë në spital. Nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, bëhet me dije se Araujo është i ndërgjegjshëm dhe mund të komunikojë.
Get well soon Araujo 🙏🏻💙❤️ pic.twitter.com/6FXpHrPbQb — المستر ❤💙 (@2_32i) May 10, 2022
Pas ekzaminimeve të bëra, ai është jashtë rrezikut për jetë dhe situata me të është nën kontroll nga mjekët. Aktualisht lojtari është ende në spital, por që mjekët thonë se nuk ka ndonjë gjë serioze.
Arena e Lajmit
