“Vuante nga…”, zbardhet dëshmia e motrës së 37-vjeçares që u gjet dje e pajetë në kanal në Shkodër

121215454 770x388

Zbardhet dëshmia e motrës së 37-vjeçares që u gjet dje e pajetë në një kanal në afërsi të By-Passit të Shkodrës. Bëhet fjalë për motrën e Leze Qosjes.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb”, se e reja është larguar nga banesa që me datë 8 maj, ndërsa denoncimi në Polici është bërë nga e motra 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Që prej kësaj date policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas.

Sipas motrës së Leze Qoses, e reja kohët e fundit vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së saj apo ndonjë shkak tjetër.

Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.
Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×