Inter pret në shtëpi të martën mbrëma skuadrën e Benficës, në kuadër të ndeshjes së dytë të grupeve në Champions League. Para këtij takimi, mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dalë në konferencë për mediat.
“Vitin e kaluar ishte shumë e rëndësishme arritja në finale. Nuk ishte e lehtë kundër Benfikës, një skuadër e fortë që ka lojtarë cilësorë. Ata kanë shumë entuziazëm në fushë. Ne e dimë se ndaj kujt do të përballemi nesër, një ekip që nuk dorëzohet kurrë, por ne jemi të përgatitur mirë. Vitin e kaluar ne, le të shohim se si do të shkojë nesër.”
Kundër Real Sociedadit kam munguar, por do të më pëlqente të luaja. Preferuam të mos rrezikonim dhe pushimi im ishte i rëndësishëm, përndryshe mund të kisha nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar. Ndeshja nesër do të jetë e rëndësishme para tifozëve tanë” – tha ai.
(J.S/)