A do të ekstradohet ish-anëtari i UÇK? Mbahen sot dy seanca gjyqësore për Dritan Goxhajn

Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj del sot para gjykatës, ndërkohë që ndaj tij do të mbahen dy seanca gjyqësore.

Mësohet se seanca e parë gjyqësore do të mbahet në orën 9:45, ku do të vendoset nëse do të ekstradohet apo jo, ndërsa i dyti për revokimin e masës së sigurisë.

Goxhaj, i cili është arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×