Sonte, në orën 21:00, në stadiumin “Olimpico” do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Kjo ndeshje do të jetë speciale ku jo vetëm do të kurorëzohet fituesi i Kupës, por edhe për të ftuarit VIP që do ta shohin këtë sfidë.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ka bërë publike emrat që do të marrin pjesë në këtë ndeshje të derbit të Italisë.
Përveç dy presidentëve të dy klubeve, Andrea Anjelit dhe Stiven Zhang, prezent do të jetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, trajneri i Italisë, Roberto Mançini.
Ambasadorët e Ligës së Serisë A, Françesko Toti, Kristian Vieri, Luka Toni, Çiro Ferrara dhe Vinsent Kandela.
Lista e të ftuarve nuk mbaron këtu, në tribunë do të jetë edhe Daniele De Rosi, Patris Evra, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi dhe Alesandro Matri.
– Arena e Lajmit
