Anita Haradinaj i drejtohet Gani Gërminë: Nuk e di a e ke parë vetem në pasqyrë!

Nata e sotme ‘Prime’ ka nisur me trazim ujërash, veçse kësaj here kjo erdhi si rezultat i një fraze të opinionistes, Anita Haradinaj, e jo nga banorët e Big Brother VIP Kosova, ashtu siç jemi mësuar.

Haradinaj e ka kritikuar Ganinë mbi sjelljet e tij ndaj Brikendës dhe banorëve të tjerë, derisa në një moment, ndoshta situata doli jashtë kontrolli.

“O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë?”, ka qenë fraza që ngjalli shumë pakënaqësi brenda në shtëpi, por edhe në studio.

Pas kësaj deklarate Alaudin Hamiti ka kërkuar ndërprerjen e lidhjes ‘live’ me banorët brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×