Emri+Foto/ Arrestohet shoferi që përplasi të rinjtë me shpejtësi skëterrë, i ndëshkuar me 20 gjoba

Shoferi i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë Kryeministrisë, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia.

Ai është identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21-vjeç, banues në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihen arsyet se përse ai po qarkullonte me shpejtësi tej jashtë limiteve në rrugën pranë Kryeministrisë, kur edhe humbi kontrollin e mjetit.

Sakaq, sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu bëhet me dije se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Kujtojmë se për pasojë, nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme janë plagosur dy të rinj, të cilët momentalisht ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×