Apartamentet e reja, tjetër rritje/ Rriten kostot e ndërtimit me 4,2 %, shkak pagat dhe energjia

Apartamentet e reja, tjetër rritje/ Rriten kostot e ndërtimit me 4,2

Apartamentet dhe banesat e reja pritet të jenë më të kushtueshme vitin e ardhshëm, pasi kostot për ndërtuesit janë shtuar.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në përiudhën korrik-shtator ato janë rritur me 4.2%.

Megjithatë, shifra mbetet në raport të ngadalsuar me një vit më parë që ishte 7.2%.

Rritja e kostove të ndërtimit pritet që të ndikojnë në formë  direkte në një tjetër valë rritjesh të çmimeve të apartamenteve.

Shkaqet kryesore të këtyre kostove janë energjia me 6.6% dhe rritja e pagave të punonjësve në këtë sektor, me 4.8%, raporton Ora News.

Referuar raportit, të ndara me grupe, çmimet e materialeve të ndërtimit, kryesisht ato hidrosanitare dhe ato të ventilimin u shtrenjtuan me 4.4% secila pasuar nga grupi i materialeve elektrike me 2.5%.

Kujtojmë se pak më herët në raportin shoqërues të Bankës së Shqipërisë, ndërtimi ishte sektori më optimist për ekonominë dhe prisnin një rritje të mëtejshme çmimesh.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×