Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogë, Balla takohet me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, në Tiranë David Wisner.

Gjatë takimit, Balla dhe Wisner diskutuan mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve.

“U takova me të Ngarkuarin me Punë të SHBA, David Wisner për të diskutuar mbi partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm të narkotikëve. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit🇦🇱 DEA🇺🇸 dhe Policisë së Kosovës🇽🇰 në operacionin për arrestimin e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia pak ditë më parë.”, shkruan ministri.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×