Ndalet lojtari i Chelseat, do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave

Probleme për Reece James. Disa dëmtime kanë ndikuar në karrierën e këtij lojtari të ri, i cili sërish do të duhet të qëndrojë larg fushës. Mbrojtësi i Chelseat, në ndeshjen që blutë më pas humbën 2-0 ndaj Everton, u desh të largohej nga fusha për shkak të një problemi fizik në minutën e 27-të të pjesës së parë të ndeshjes. Gjatë javës, lojtari bëri analizat e nevojshme, të cilat evidentuan një dëmtim të kofshës.

Lojtari do të duhet të qëndrojë jashtë  për të paktën tre muaj dhe për këtë rast do të jetë radha e Malo Gusto të zbresë në fushë. Mbrojtësi francez do të duhet të dëshmojë se është në lartësinë e duhur për skuadrën londineze, duke dhënë  kontributin e tij për skuadrën.

Reece James ka luajtur 8 ndeshje këtë sezon për ekipin e Pochetinos, pa gjetur dot rrugën e rrjetës, ndërsa ka dhuruar një asist. Ky është edicioni i tij i pestë me Chelean.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×