Basha uron Donald Tusk për zgjedhjen si kryeministër i Polonisë: Model frymëzimi për triumfin e vlerave të demokracisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Donald Tusk për zgjedhjen si kryeministër i Polonisë.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Basha shkruan se Tusk është model frymëzimi për triumfin e vlerave të demokracisë dhe Europës. Ndër të tjera ai thotë se me Tusk si kryeministër, Polonia do të jetë një mbrojtëse e vlerave europiane.

“Urimet me të mira mikut tim dhe të PD Donald Tusk për zgjedhjen si kryeministër i Polonisë. Tusk është model frymëzimi për triumfin e vlerave të demokracisë dhe Europës. Me të Kryeministër, Polonia do të jetë një mbrojtëse e vlerave europiane e një zë i fortë në familjen tonë politike EPP.”, shkruan Basha.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×