
Momente frike për Zdenek Zeman. Ish-trajneri historik i Lazios, Romës dhe Foggias është shtruar në spital për shkak të një goditje cerebrale. Klubi i Pescaras ka njoftuar në rrjetet sociale: “Këtë mëngjes, përpara seancës së zakonshme stërvitore, zoti Zdenek Zeman pati një sëmundje të lehtë, e cila më vonë u zbulua se ishte një atak i lehtë ishemik kalimtar dhe për këtë arsye u shtrua në spital në klinikën Pierangeli në Pescara.
Klubi do të donte të komunikonte se kushtet e trajnerit aktualisht janë të mira dhe të qëndrueshme, por ai do të duhet të mungojë për disa ditë për analiza të mëtejshme” . Situata e tij është stabile, por gjithsesi, atij do i nevojitej disa ditë pushimi, përpara se të rikthehet të stërvisë grupin.
Questa mattina, prima dell’allenamento, Mister Zdenek Zeman ha avuto un lieve attacco ischemico transitorio. È ricoverato presso la clinica Pierangeli di Pescara. Le sue condizioni sono buone e stabili, ma necessita di ulteriori accertamenti. Forza Mister! pic.twitter.com/6y5Xqb0hPG
— Pescara Calcio (@PescaraCalcio) December 12, 2023
Në moshën 76-vjeçare, Zeman është një nga trajnerët më jetëgjatë në Itali. Mjafton të themi se sezoni i tij i parë si trajner në këtë vend daton në vitet 1969-70 kur drejtonte klubin e vogël sicilian Cinisi. Ndërsa ardhja e tij e parë në Serie A daton në vitin 1991 në krye të Foggia-s së ‘mrekullive’.
(J.S/)
and then