U fut me ditë e doli me natë nga SPAK, Ilir Beqaj flet para gazetarëve, tregon arsyen pse u mor në pyetje

U fut me ditë e doli me natë nga SPAK, Ilir Beqaj flet para

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dalë pas 9 orësh pyetje nga ambientet e SPAK. Menjëherë pas daljes së tij ai ka dhënë një prononcim për mediat, ku zbuloi se për çfarë u pyet.

Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për koncesionin e sterilizimit, ku ndër të tjera tha se gjatë kohës së auditimit ai nuk ka qenë ministër.

“Që nga data 20 nëntor jam një person nën hetim. Kam deklaruar se jam në dispozicion të hetimeve. Patëm një seance pyetjesh me OPGJ. Kryesisht për ato gjëra që jam pyetur më parë. Bashkë me avokatin kërkuam që të bëhen dhe disa veprime hetimore shtesë. Vë theksin se gjatë kohës së auditimit nga KLSH nuk kam qenë ministër.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×