E rëndë në Dhërmi, bie nga kati i tretë i hotelit turisti anglez, dyshohet se ishte në gjendje të dehur

Ambulance E1499884288751 780x439

Një 21-vjeçar anglez ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi. Sipas policisë, dyshohet se turisti ka qenë në gjendje të dehur.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Himarës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qënë në gjëndje të dehur.

Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VIJON…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×