Kartëmonedhat pa kurs ligjor/ BSH: 31 dhjetori, afati i fundit për t’i këmbyer në banka

Kartëmonedhat pa kurs ligjor/ BSH: 31 dhjetori, afati i fundit për

Të gjithë ata qytetarë që kanë prerje të kartëmonedhave të vjetra me vlerë 100 lekë, 200 lekë, 500 lekë dhe 1000 lekë kanë afat deri në 31 dhjetor për t’i këmbyer ato me prerje të reja

Virjon Lalollari, Drejtor Departamenti i Emisionit në BSH tregon se fundi i këtij viti është afati i fundit për t’i grumbulluar kartëmonedhat pa kurs ligjor. Pas kësaj date ato humbasin vlerën.

Për t’i këmbyer ato me prerje të reja me të njëjtën vlerë qytetarët duhet të drejtohen pranë bankave. Banka e Shqipërisë nuk ka në plan që të hedhë në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave ndërsa ato që janë në qarkullim konsiderohen të sigurta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×