Kushtetuesja pezulloi ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët/ Ish-ambasadori Nesho: Rama bëri ‘show-n’ e radhës, mori kreditet, popullaritetin dhe..

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe njëherësh zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 komentoi pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët nga Gjykata Kushtetuese.

Nesho u shpreh se vendimi i Kushtetueses ishte i duhur dhe se argumentet e paraqitura nga opozita janë të drejta. Ndër të tjera ish-ambasadori tha se kryeministri Edi Rama bëri ‘show-n’ e radhës, mori kreditet dhe pezulloi çështjen.

“Mendoj se bëri një veprim të duhur. Argumentet e paraqitur nga opozita janë të drejta. Me përjashtim të rastit kur kryeministri ka bërë show-n e radhës, mori kredite dhe u popullarizua pezulloi çështjen. Është veprim i duhur, por nuk pres diçka përfundimtare për të rrëzuar vendimin.”, u shpreh ish-ambasadori Agim Nesho.

()

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×