Shpresa për jetën! 20 foshnja kanë ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit

Shpresa për jetën! 20 foshnja kanë ardhur në jetë

Njëzet foshnje kanë lindur pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Lajmin e bukur e ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila i ka uruar jetë të gjatë dhe të lumtur.

Ajo ka theksuar se të vegjëlit i kanë mirëpritur me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur.

Postimi i plotë:

Lajmi i bukur i ditës

20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur.

#Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×