A keni prova se Berisha ka tentuar të largohet nga vendi ose të prishë provat? Ja si përgjigjet Arben Kraja

A keni prova se Berisha ka tentuar të largohet nga vendi ose të

Prokurori Arben Kraja është pyetur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve nga avokatit i Sali Berishës, nëse ka prova që ish-kryeministri ka tentuar të largohet nga vendi apo të prishë provat.

Arben Kraja u përgjigj se kërkesa për arrestimin e Sali Berishës në Kuvend ka ardhur për shkak se ai s’ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme.

Sokol Mëngjesi: Në periudhë nga caktimi i masave të sigurimit deri në momentin që flasim, a kemi prova konkrete për t’ia paraqitur këtij Këshilli ose Parlamentit se Berisha ka ndërmarrë veprime konkrete për tu larguar nga vendi, apo për të mos t’u përshtatur e nevojat e procedimit penal.

Arben Kraja: Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për tu paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye jemi këtu.

Sokol Mëngjesi: A keni prova konkrete, që nga caktimi i masave të sigurisë, për të vërtetuar nëse ekziston rrezik që Berisha të ketë ndërmarrë veprime për të prishur provat.

Arben Kraja: E njëjta përgjigje që dhashë më parë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×