Qendrat rezidenciale nuk e pranojnë prej moshës, fati i 29-vjeçares me skizofreni

Qendrat rezidenciale nuk e pranojnë prej moshës, fati i

Rasti i 29-vjeçares në Shijak që vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor (skizofreni) arrin të marrë një reagim nga bashkia e Shijakut. Gazetarja e emisionit “Stop” në Tv Klan cakton një takim me kryebashkiakun e Shijakut Elton Arbana dhe stafin e tij, Atalanta Balliu, përgjegjëse e Zyrës së Përkujdesit Social, Daniela Deda, administratore shoqërore, Anisa Ndërjaku administratore shoqërore e njësisë Gjepalaj, bashkia Shijak, të cilët shpjegojnë se për këtë rast, kanë shkuar në shtëpinë e vajzës.

Zyrtarët e bashkisë thonë se janë interesuar në disa qendra rezidenciale, por asnjëra nuk e ka pranuar sepse Gerta është 29 vjeç dhe kriteri i pranimit është deri në moshën 21-vjeçare. Ata shtojnë se në shtëpinë ku jeton Gerta është konstatuar vetëm varfëri ekstreme, por nuk mungon kujdesi i babait si dhe nuk ka shenja dhune.

Gazetarja flet me zëdhënësen e Shërbimit Social Shtetëror së cilës i kërkon të shqyrtojnë rastin dhe të bëhet një përjashtim për 29-vjeçaren.

Zëdhënësja e Shërbimit Social Shtetëror: Ma ço të shkruar me email a si të duash ti, në WhatsApp dhe ta shikojmë!

Zyrtarët e bashkisë takohen me të atin e vajzës. Ky i fundit kërkon që vajza të sistemohet në një qendër në Durrës apo Tiranë që ta ketë afër në mënyrë që të mund ta vizitojë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×