Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë vendin tonë duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e pasdites në pothuajse të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 3°C më e uleta deri në 18°C më e larta në rang territori.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×