Flakët u shuan pas njëmbëdhjetë orësh, çfarë la pas zjarri në qendrën tregtare në Lushnje!

Flakët u shuan pas njëmbëdhjetë orësh,

Flakët në qendrën tregtare në Lushnjë u shuan pas rreth njëmbëdhjetë orësh betejë me zjarrin që rrezikoi jetën e dhjetra banorëve.

Mësohet se kati i katërt dhe i pestë kompleksit të pallateve ku ndodhej qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht.

Zjarri ra rreth orës 15:00 dhe përfshinë qendrën tregtare ku u bë evakuimi i klientëve dhe punonjësve.

Dhjetëra banorë mbetën të bllokuar në apartamente dhe rrezikoheshin të asfiksoheshin nga tymi i zi. Por forcat zjarrfikëse arritën t’i shpëtonin duke i nxjerrë nga banesat.

Rreth 42 persona u shtruan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen mes tyre edhe 8 persona zjarrfikës.

Për të vënë nën kontroll flakët, në Lushnjë shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×