Zjarri në qendrën tregtare, reagon shefi i zjarrfikëses: Nuk kemi kapacitete, rrezikuan jetën dhjetë qytetarë

Zjarri në qendrën tregtare, reagon shefi i zjarrfikëses: Nuk kemi

Shefi i repartit zjarrfikës në Lushnjë, Xhezmi Metushi, deklaroi se zjarri në ambientet e qendrës tregtare në Lushnje është vënë nën kontroll. Në një prononcim për media se brenda ambienteve të qendrës tregtare nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Sipas tij flakët rrezikuan jetën e 10 banorëve të pallatit dhe qytetarëve në qendrën tregtare, por dhe të 5 zjarrfikësve.

Ai e pranoi se zjarrfikëset e Lushnjes nuk kanë kapacitete për shuarjen e zjarreve.

“Aty rrezikuan jetën 10 banorë, por i evakuuam në kohë. Nga punonjësit e mi rrezikuan 3 persona jetën, 1 nga zjarrfikësja e Divjakës dhe 1 nga Kavaja. Nuk ka dal ende ekspertiza mbi shkakun e zjarrit.

Mendojmë se mund të ketë nisur në katin e katërt. Ka qenë këto ambientet e një dyqani këpucësh dhe disa dyqane të tjera, aty u pa. Nuk ka asnjë vatër zjarri, e jap me garanci. Ne kemi punuar gjithë natën dhe do të vijojmë të jemi këtu të monitorojmë situatën”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×