Gëzuar! Viti i Ri 2024 troket në Shqipëri! Në magjinë e fishekzjarreve, ndriçohet qielli në qytetet e vendit

Gëzuar! Viti i Ri 2024 troket në Shqipëri! Në magjinë e

Viti i Ri 2024 ka trokitur edhe në Shqipëri, ndërsa përmes magjisë së fishekzjarreve, qytetet në vend kremtuan natën e ndërrimit të viteve.

Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër deri më sot, shqiptarët u mblodhën në tryezat e familjeve të tyre për të pritur ardhjen e vitit të ri.

Qielli u ndriçua nga kryeqyteti, Tirana dhe atmosfera u përçoll në çdo qytet tjetër të vendit.

Zelanda e Re dhe Australia ishin të parat që pritën vitin 2023. Më shumë se një milion vetë u mblodhën në portin e Sidneyt, një nga qytetet e para të mëdha që pret Vitin e Ri, për të ndjekur një shfaqje spektakolare me fishekzjarre.

Ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe organizuan një shfaqje për t’u kujtuar teksa hyri në vitin 2024 me shpresën për një vit të ri të bukur.

Qielli i Abu Dhabit u ndriçua me 40 minuta fishekzjarre dhe një shfaqje të organizuar nga 5,000 drone, ndërsa Burj Khalifa i Dubait shkëlqeu me ekranin e tij më të ndritshëm deri më tani.

Duke shpresuar që viti sapo nisëm të jetë i mbarë për të gjithë shqiptarët, ju urojmë për shumë vite gëzuar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×