“2024 ka nisur në mënyrën më të shkëlqyer”, Meta reagon për liberalizimin e vizave për Kosovën: Proces plotësisht i merituar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uron qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave, duke theksuar se ky proces është arritje e plotësisht e merituar.

“Viti 2024 ka nisur në mënyrën më të shkëlqyer për qytetarët e Kosovës, pasi nga sot ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen. Liberalizimi i vizave është një arritje plotësisht e merituar për Kosovën. Shpreh urimet më të përzemërta për qeverinë e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×