2024-a hyn me binjakë, Rama ndan fotot në rrjetet sociale: Mirë se erdhe Amar dhe Sihana

2024-a hyn me binjakë, Rama ndan fotot në rrjetet sociale: Mirë

Sihana dhe Amari janë dy bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutat e para të Vitit të Ri 2024 në Shqipëri. Vogëlushët kanë ardhur në jetë në Qarkun e Tiranës, në dy maternitetet e kryeqytetit, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Shqipëria është bekuar me vajzë dhe me djalë, me Sihanën e cila ka ardhur në jetë në orën 00:01 pas mesnate, kurse Amari ka lindur disa minuta më pas.

Dy vogëlushët dhe familjet e tyre janë vizituar dhe nga ministrja e Shëndetësisë. Albana Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për të dy të sapolinduri.

Ajo ka theksuar se qeveria do të vijojë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët të cilit lindin në Shqipëri. “Do të vazhdojmë të mbështesim familjet dhe të porsalindurit në vendin tonë”, është shprehur ministrja Albana Koçiu.

Që prej vitit 2019 kur dhe nisi zbatimi i programit i bonusit të bebes kanë përfituar mbi 190 mijë fëmijë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin dhe pamjet ne faqen e tij në rrjetet sociale.

“Mirë se erdhe AMAR dhe SIHANA. Është djalë fëmija i parë i vitit 2024, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 00:00 Pak sekonda pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”. Jetë të gjatë dhe paçi këmbën e mbarë”, shkruan Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×