Ish-kryeministri Sali Berisha ka “thyer” masën e “arrestit shtëpiak” të vendosur nga SPAK tre ditë më parë, duke dalë në dritaren e apartamentit në katin e sipërm të pallatit, në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Tiranë. Disa dhjetra persona ishin mbledhur poshtë duke brohoritur “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, kur Berisha doli në dritare duke përshëndetur me të dyja duart me dy gishtat lart.
Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas
Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.Lajme të ngjashme
Aktualitet