Krijoi mjete prerëse, si e organizoi Dan Hutra arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë

Krijoi mjete prerëse, si e organizoi Dan Hutra arratisjen nga burgu i

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me planin e arratisjes nga Dan Hutra, autor i disa vrasjeve dhe plagosjeve, si edhe tre të burgosurve të tjerë. Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier.

Sipas saj ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do të kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Dyshohet se 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

“Drejtoria e Burgjeve ka zbuluar planin që kishte si organizator Dan Hutrën, i cili kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë. Ka rezultuar se Hutra kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Ata do të shfrytëzonin ndërrimin e turneve të rojeve në burg.

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje. Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit. Megjithatë hetimet mund të hedhin dritë mbi detaje të reja lidhur me këtë plan arratisje”, zbuloi ajo mes të tjerash.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook