Dyshohet se katër veta të maskuar kanë goditur me sende të forta një 28-vjeçar me iniciale A.J në Buçimas të Pogradecit.
Autorët, identifikimi i të cilëve ende nuk është bërë i mundur, kanë qenë me një makinë tip “Volkswagen” pa targa, kur kanë sulmuar me sende të forta të riun.
Ky i fundit, aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.