Nuk e pa goditjen me bërryl, gjyqtari i VAR në ndeshjen Inter-Verona mund të përjashtohet (VIDEO)

Sërish polemika rreth gjykimit në Serie A të Italisë. Inter-Verona është pasuar nga një det polemikash që e sheh edhe një herë protagonist VAR-in për arsyet e gabuara. Gjithçka ndodhi në pesë minutat e fundit të ndeshjes në Milano, por gabimi i Fabbri dhe Nasca është vërtet i pafalshëm.

Goditja me bërryl e dhënë nga Bastoni ndaj Dudas në rastin e golit të fitores nga Frattesi, nuk mund të kalojë pa u vënë re. Goli duhet të anulohej dhe nëse gabimi i parë është i Fabbri-t, si mund të mos ndërhyjë VAR-i dhe për rrjedhojë Nasca?

Ndër të tjera, vetë Nasca ishte në VAR me rastin e ndeshjes mes Juventusit dhe Veronës dhe me atë rast i anuloi dy gola Kean: një për pozicion jashtë loje dhe i dyti për një kontakt të konsideruar si faull ndaj Faraonit.

Këto situata kanë bërë që edhe përgjegjësi i arbitrave Gianluca Rocchi të reflektojë: Nasca me siguri do të pezullohet, por nuk mund të përjashtohet që ai të lihet në shtëpi deri në fund të sezonit.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×