Me një postim në Twitter në profilin e tyre zyrtar, Interi kujtoi Franz Beckenbauer, pas vdekjes së tij në moshën 78-vjeçare. Klubi nga Milano, cilëson legjendën gjermane si shembull të klasit dhe korrektësisë.
“Shembull i klasit dhe korrektësisë, legjendë e futbollit botëror. Klubi dhe e gjithë bota zikaltër bashkohen në zi për vdekjen e Franz Beckenbauer” – Shkruan Interi.
Në karrierën e tij, Beckenbauer fitoi Kampionatin Evropian 1972 dhe Kupën e Botës 1974 me kombëtaren e Gjermanisë Perëndimore, ndërsa me klubin e tij, Bayern Munich, fitoi pesë Bundesliga dhe tre Kupa Evropiane radhazi midis viteve 1974 dhe 1976!
Esempio di classe e correttezza, leggenda del calcio mondiale: il Club e tutto il mondo nerazzurro si uniscono al cordoglio per la scomparsa di Franz Beckenbauer#FCIM pic.twitter.com/10YbslAfvE
— Inter (@Inter) January 8, 2024
(J.S/)