Bëri zhurmë për çertifikatën e falsifikuar, prokuroria merr vendimin për Xhakën

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar nga Prokuroria e Lucernës për sigurimin e një certifikate të falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Ai u dënua me gjykim të shkurtuar me një gjobë me kusht prej shumë prej 3,000 frangash ose 50 ditë pune për marrjen e një certifikate të rreme me anë të mashtrimit. Ndër të tjera, periudha e provës është dy vjet.

Çështja tashmë është mbyllur në aspektin juridik, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë pasojash do të ketë ky vendim për të ardhmen e Xhakës me kombëtaren zvicerane. Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se është në dijeni të vendimit dhe se do të zhvillojë diskutime me futbollistin.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×