Përfshihet nga flakët dyqani te “21 Dhjetori”, tymi mbulon zonën. Ja çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët dyqani te “21 Dhjetori”, tymi mbulon

Një dyqan duraluminin, në rrugën “Naim Frashëri” në afërsi të 21 dhjetorit, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e një prej makinerive.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.01.2024, rreth orës 14:17, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në një biznes me materiale alumini, në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×