Ernest Muçi është një nga lojtarët më të lakuar në Poloni, ndërsa për Legia-n është thjeshtë një bekim, një talent i pastër i cili pritet të shndërrohet në lojtari më të shtrenjtë në historinë e klubit. Legia pritet të përfitojë afro 10 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa 1 milionë euro do të marrë Tirana pasi bardheblutë zotërojnë 10% të kartonit. Muçi ka fituar zemrat e tifozëve pasi këta të fundit kanë votuar golin e sulmuesit kuqezi si golit më të bukur të vitit.
Perla e tij kundër Aston Villa-s, në ndeshjen e kthimit në Angli, në Conference League, ka marrë shumicën e votave në sondazhin që klubi zhvilloi në faqen zyrtare të klubit.
