Sulmuesi i Portos “driblon” merkaton: Inter? Nuk është koha për të folur

Medi Taremi është një nga emrat më të përmendur për të kaluar te Interi në korrik. Sulmuesi i Portos ka dhënë mendimin e tij për këtë ccështje, nga grumbullimi me kombëtaren e Iranit, në Kupën e Azisë.

Thashethemet për Interin?
“Nuk është koha për të folur për këtë. Tani jemi në Katar për ekipin kombëtar dhe mendoj se kombëtarja është më e rëndësishme se çdo gjë” – tha ai.

Sa i takon shifrave, në tavolinë Marotta dhe Ausilio kanë vendosur një kontratë dyvjeçare me opsion edhe një tjetër. Taremit i pëlqen Interi dhe tashmë, s’ka asgjë për të fshehur.

31-vjeçari po kalon vite të mira në Portugali. Taremi po aktivizohet në sezonin e katërt te Porto dhe ka realizur mbi 80 gola në kampionat.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×