
Dortmund koleksionon fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Verdhezinjtë mundën 0-4 Koln, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli. Një skemë perfekte u shndërruar në gol nga Donyell Malen, i cili u shërbye tokazi prej Brandt, nga goditja e këndit.
Të besuarit e Terzic vendosën 3 pikët në kasafortë në minutën e 58-të, teksa siguruan fitoren me golin e Fullkrug, nga pika e bardhë e penalltisë. Malen kompletoi dopietën, pak më pas. Youssoufa Moukoko shënoi emrin në listën e golashënuesve, me golin e tij në fund.
Dortmund fiton pozicione të rëndësishme në tabelë, tani renditet në vendin e pestë me 33 pikë. Koln renditet në vendin e parafundit.
(J.S/)
and then