
Grupi Parlamentar Demokrat do të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar emrat që do të dorëzojë te maxhoranca për të marrë edhe mbështetjen e saj për Presidentin e ri të vendit.
Burime nga grupi demokrat thanë për Balkanëeb se nga shtatë emra që janë propozuar nga deputetët, do të zhvillohet një votim për të parë se kush do të jenë katër më të mbështeturit.
Gjatë mëngjesit të sotëm u tërhoq nga kjo fazë e procesit, ish-zv.kryeministri dhe ish deputeti Rexhep Uka.
Aktualisht në garë janë ish deputeti i PD-së dhe ish ambasadori ynë në NATO, Leonard Demi, ish ambasadori në Maqedoni Arben Çejko, ish gjenerali dhe ish ministri i brendshëm Teknik, Dritan Demiraj, deputeti Dashamir Shehi, ish ministri demokrat, Halim Kosova, Princi Leka dhe shkrimtari Visar Zhiti.
Megjithëse socialistët kërkojnë një emër të mbështetur nga 20 firma, demokratët do të kërkojnë të vijojnë me procesin, sipas tyre të dakordësuar.
“Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare”, thuhet në dokumentin e Alibeajt që sipas demokratëve, Taulant Balla e ka pranuar.
KANDIDATET QE DO KALOJNE NE FAZEN TJETER
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
5.Halim Kosova
6.Leka Zogu
7.Visar Zhiti
KANDIDAT I TERHEQUR
Rexhep Uka
KANDIDATET QE U PROPOZUAN SI FILLIM
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska