Në prag të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE në Shkup, Rama takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit

Kreu i qeverisë, Edi Rama  ka mbërritur në Shkup, ku do të mbahet nesër takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së, në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O’Brien, i cili gjithashtu është i pranishëm në darkën që do të mbahet mbrëmjen e sotme mes liderve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE e SHBA.

“Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama krahas fotove të publikuara.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook