“Dumani me një plumb në mushkri që nëse hiqet i rrezikon jetën”, gazetarja: Ja pse u regjistrua me video dëshmia e tij

Nuredin Dumani

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në Opinion lidhur me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Lala tha se Dumani ende ka plumbin në mushkri nga atentati i bërë në Elbasan dhe nëse i hiqet i rrezikohet jeta.

“Nuredin Dumani ka folur orë të tëra i regjistruar me audio dhe video, sepse duke qenë se plumbi mundi të rrezikojë jetën nga momenti në moment. Dumani e ka plumbin në mushkri dhe nëse plumbi hiqet mjekët thonë se ai nuk mbijeton dot. Kështu që ai do të jetojë me plumbin në mushkri sa të ketë jetën”,-tha Lala.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×