Shtohen hallet te Barcelona, dëmtohet sulmuesi

Sikur të mos mjaftonte periudha e keqe, Barcelona duhet të përballet edhe me dëmtimet e shumta. Në listën e lojtarëve të lënduar është shtuar një futbollist. Ferran Torres u detyrua të largohej nga fusha në minutën e shtatë, në ndeshjen e La Ligës kundër Osasuna.

Sulmuesi doli nga fusha i përlotur ndërsa ekzaminimet mjekësore në ditët në vijim do të zbardhin më shumë rreth shkallës së dëmtimit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk kishte zgjidhje tjetër dhe zgjodhi të aktivizojë, Fermin Lopez. 23-vjeçari  Torres ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 7 gola dhe ka asistuar 2 herë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×