“Policia, policia!”/ Momenti ku arrestohen trafikantët e lëndëve eksplozive, ja si e kishin “maskuar” tritolin

Kanë dalë pamjet nga operacioni i forcave shqiptare të rendit dhe FSK-së, ku u godit një grup i cili kryente transportin e lëndëve eksplozive nga Kosova drejt Shqipërisë.

Si pasojë e operacionit u arrestuan tre persona dhe dy të tjerë janë ende në kërkim.

Nga pamjet e publikuara nga Policia, zbulohet se trafikantët e kishin fshehur eksplozivin në kutitë e lëngjeve të frutave, në përpjekje për t’i kamufluar.

Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj, zbuloi se në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 203 kallëpe tritol me peshë 46 kilogram e destinuar të përdorej nga grupe të ndryshme kriminale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×