Inter-Atletico, trajneri i zikaltërve: Ndeshje e vështirë, nuk parashikohet çfarë do ndodhë nesër

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Atletico Madrid në Champions League.

Cili është hapi tjetër? A besoni plotësisht në mundësinë e përsëritjes së diçkaje të ngjashme me vitin e kaluar?

Ne e dimë se çfarë bëmë vitin e kaluar, kemi përjetuar netë magjike së bashku me klubin tonë dhe tifozët tanë fantastikë. Do të dëshironim ta bënim përsëri, e dimë që ka skuadra të mëdha që kanë të njëjtën aspiratë si Interi. Nesër në mbrëmje do të përballemi një kundërshtar me vlerë absolute, një ekip cilësor. Në ndeshjet e fundit Atletiko ka ndryshuar 22-23 lojtarë dhe skuadra nuk ka ndryshuar. Është një ekip i shkëlqyer, i trajnuar shumë mirë nga Diego. do të jetë një raund shumë i komplikuar për ne, por do ta luajmë shkëlqyeshëm. Nesër është ndeshja e parë 180-minutëshe, në shtëpinë tonë. E dimë se do të ketë një atmosferë të mrekullueshme. Do të na duhet Interi i vërtetë.

Atletiko Madrid po ndryshon lëkurën e tij, por në Champions ata po i kthehen rrugëve të vjetra. Çfarë versioni prisni nesër?

Të parashikosh se çfarë do të ndodhë nesër mbrëma nuk është e lehtë. Duke parë ndeshjet e fundit të Atletikos, ata kanë ndryshuar shumë. E pashë ndeshjen kundër Las Palmas dhe ata ishin shumë agresivë. Në Superkupë nuk ishte i njëjti qëndrim. Ndeshja e parafundit në Sevilje ishte përsëri ndryshe. Është një ekip që driblon më shumë se në të kaluarën, ata kanë shumë teknikë dhe lojtarë cilësorë. Nuk jam i sigurt se cila do të jetë ndeshja, ne e dimë se kemi një ekip i madh me një trajner që ka dhënë një mentalitet të madh.

A mund të krahasohet ndeshja kundër Atletikos me ndonjë në të kaluarën?

Mund të mendoj për Porton në 1/16 e vitit të kaluar, një skuadër shumë e vendosur. Trajnerët kanë qenë të dy ish-shokët e skuadrës, ne e dimë që do të jetë një 1/16 shumë e vështirë. Djemtë e dinë këtë dhe ne jemi përpjekur ta përgatisim sa më mirë që mundemi, duhet të jemi të mirë në menaxhimin e momenteve të ndeshjes, por djemtë janë rritur.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×