VIDEOLAJM/ Gardhe metalike dhe forca të shtuara sigurie, Tirana nën “shtetrrethim” për vizitën e Zelenskyt dhe samitin për Ukrainën

Presidenti i Ukrainë Volodymir Zelensky ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë, ndërkohë që ditën e sotme pritet të mbajë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Sot dhe nesër pritet gjithashtu të mbahen edhe dy samite, njëri për Ukrainën dhe tjetri për Europën juglindore, çka ka bërë që masat e sigurisë në kryeqytet të shtohen.

Në pamjet e siguruara nga LSA, duket fortifikimi i rrugëve që të çojnë drejt Kryeministrisë me gardhe metalike.
Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillojë punët samiti për Ukrainën.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×