Bardhi mbledh sot grupin, nga negociatat me mazhorancën te Komisioni i “Zgjedhores”, ja çfarë pritet të diskutohet

Nënkryetari i partisë Demokratike Gazment Bardhi pritet të mbledhë sot grupin parlamentar.

Sot pritet që Bardhi të njoftojë deputetët për pikën ku kanë mbërritur negociatat me kreun e grupit parlamentar të PS Blendi Çuçi dhe në lidhje me Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Këtij komisioni i mbaron mandati pas disa ditësh, mandat që pritshmëritë janë të mos zgjatet.

Kjo sjell që Reforma të diskutohet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Këtu pritet të krijohet një nënkomision me anëtarë të barabartë të PD dhe PS. Aty pritet të zhvillohen më tej diskutimet në raport me ndryshimet dhe propozimet për reformën Zgjedhore.

Një tematikë tjetër do të jetë edhe ngritja e komisioneve hetimore.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×